Flet sërish gruaja e biznesmenit që vrau Kurti: Jam lemeritur!

Shqipëria

Flet sërish gruaja e biznesmenit që vrau Kurti: Jam lemeritur!

Më: 19 mars 2019 Në ora: 23:20
Jurgen Kurti

Vjollca Arapi, bashkëshortja e Agim Arapit i cili u vra në vitin 2016 dhe ku dyshohej se pas kësaj ngjarje ishte Jurgen Kurti, i ekzekutuar mbrëmjen e djeshëm ka dëshmuar sot në Polici duke theksuar se as ajo dhe as familjarë të saj nuk kanë lidhje me këtë krim. 

Gjithashtu mbrëmjen e sotme në Neës24, ajo pohoi sërish se familja e saj nuk ka lidhje me vrasjen e 26 vjeçarit.

“Pas ngjarjes mbrëmë më ka ardhur policia dhe më kanë marrë në shtëpi, bënë ato investigimet e veta, më mbajtën aty deri në 4 e 30 të mëngjesit. Nuk jam edhe mirë me shëndet se para një jave kam pësuar një para infarkt. 

Më dhimbset ai që vdiq edhe pse ishte autori i vdekjes së burrit tim. Unë kam kërkuar gjithmonë drejtësi, jo vdekjen e atij. Jam e lemeritur kur dëgjova të bërtiturat e nënës së tij, kërkoja drejtësi, jo vdekjen e tij. Unë të drejtën time do ta kërkoj deri në fund sepse nuk i kishim faj. Nëse do ishte në burg kur vrau babën e vetë tani burri im do ishte gjallë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat