Bushati për Metën: Marrëdhëniet institucionale dinjitoze, raporti njerëzor jo ai që duhej

Shqipëria

Bushati për Metën: Marrëdhëniet institucionale dinjitoze, raporti njerëzor jo ai që duhej

Më: 20 mars 2019 Në ora: 00:37
Ditmir Bushati dhe Ilir Meta

Ndërsa kreu i shtetit Ilir Meta insistoi fort deri në momentet e fundit me argumenta ligjorë për të mbajtur në detyrë si Ministër të Jashtëm Ditmir Bushatin, ky i fundit thotë se raportet institucionale kanë qenë korrekte ndryshe nga ato njerëzore që kanë pasur ulje dhe ngritje.

I ftuar në "Tempora", ai komentoi edhe pozicionimin pro tij të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.

Bushati: Kam punuar me dy Presidentë, Nishanin dhe Metën.Marrëdhëniet institucionale kanë qenë korrekte por marrëdhëniet njerëzore kanë pasur disa luhatje. Ministri i Jashtëm si funksion ka raporte të drejtëpërdrejta pune përveç Kryeministrit dhe me Presidentin.

Jo vetëm për emërimin e Ambasadorëve por për çështje ekskluzive të politikës së jashtme ku të tre këto institucione kanë rol të përcaktuar qartë. Ka pasur momente të caktuara kur marrëdhënia njerëzore nuk ka qenë ajo që duhej të ishte por raporti institucional ka qenë një raport dinjitoz. Në lidhje me Albin Kurtin ai është një personalitet në Kosovë por edhe botën shqiptare. Disa prej ideve të tij i kam çmuar dhe i çmoj siç ka çështje që kemi qëndrime të ndryshme.

Me të gjithë përfaqësuesit e politikës në Kosovë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kam pasur një raport të hapur dhe bashkëpunim shumë të mirë pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme në tema të ndryshme. Nuk e kam parë Kosovën si një shtet klasik që dallimet do të duhet të përcaktonin dhe raportet institucionale dhe njerëzore që në disa raste janë vendimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat