Mediat: Shkarkohet ambasadorja dhe konsulli shqiptar në Greqi

Shqipëria

Mediat: Shkarkohet ambasadorja dhe konsulli shqiptar në Greqi

Më: 20 mars 2019 Në ora: 09:51
Ardiana Hobdari

Ministri i Jashtëm i Gent Cakaj ka shkarkuar nga detyra ambasadoren shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari. Këtë lajm e jep Faxweb me burime nga Athina, ndërkohë që zyrtarisht nuk ka informacion.

Sipas medias, Hobdari u përfol për skandalin e humbjes së pasaportave shqiptare dhe shpërdorimin e mijëra eurove për rikonstruksione në ambasadë dhe qiranë e shtëpisë së saj shumë të shtrenjtë në Athinë.

Gjithashtu mësohet se ministri i Jashtëm i deleguar, ka shkarkuar edhe konsullin shqiptar në Janinë, si edhe shumë ambasadorë të tjerë. Në ditët në vijim pritet formalizimi i urdhrave të shkarkimit të ambasadorëve.

Ndoshta shkarkimet e ambasadorëve kanë të bëjnë edhe me spastrimet e njerëzve të ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat