Lushnje, fermerët protestojnë sërish për TVSH-në

Shqipëria

Lushnje, fermerët protestojnë sërish për TVSH-në

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:48
Pamje nga protesta

Fermerë të shumtë të Lushnjes kanë vijuar protestën e tyre këtë të kërkurë, duke bllokuar aksin rrugor Lushnje-Fier.

Ashtu siç bënë edhe disa ditë më parë, ata kanë shprehur revoltën e tyre për mossubvencionimin e TVSH-së, duke derdhur në mes të autostradës prodhimet e tyre.

Skema e re e rimbursimit të TVSH-së ul kompensimin nga 20 për qind që ishte, në 6%. Fermerët thonë se prej ditësh, pikat e grumbullimit nuk po e marrin më qumështin e tyre.

Rritja e kostove përfshin të gjithë sektorin e bujqësisë, jo vetëm agropërpunuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat