Në sitën e Vetingut edhe kreu i Prokurorisë së Lushnjës

Shqipëria

Në sitën e Vetingut edhe kreu i Prokurorisë së Lushnjës

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:44
Ilustrim

Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lushnje, Çlirim Shahini do t’i nënshtrohet procesit të Vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), do të zhvillojë më 21 mars një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Çlirim Shahini, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë.

Po ashtu, KPK ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine.

Subjekti i rivlerësimit Çlirim Shahini, do t’i nënshtrohet Vetingut për tre kriteret klasike, atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat