Zbardhet programi i Kongresit të PS-së, mister mbetet kandidatura për Durrësin

Shqipëria

Zbardhet programi i Kongresit të PS-së, mister mbetet kandidatura për Durrësin

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:45
Edi Rama

Një nga shtyllat kryesore të Kongresit të Partisë Socialiste është edhe prezantimi i kandidatëve për kryetar Bashkie, të cilët tashmë kanë marrë konfirmimin për rikandidim apo si kandidatë të futur rishtazi, raporton Report Tv. Në program bie në sy që në pjesën më të madhe të bashkive kryesore kandidatët janë konfirmuar, por Bashkia e Durrësit mbetet ende pa kandidat. PS ka vendosur që kandidatët që kanë tre mandate të mos rikandidohen siç është edhe rasti i Vangjush Dakos, por për zëvendësimin e tij duket se Rama nuk ka ende një kandidaturë.

Siç edhe Durrësi, edhe Qazim Sejdini, kryebashkiaku i Elbasanit ka bërë tre mandate, por këtu është gjetur kandidatura.  Gledian Llatja, që mban postin e Prefektit të Qarkut do të mbajë fjalën në Kongres për të shpalosur platformën e tij elektorale.

Konfirmim për kandidim për kryebashkiak të Lezhës ka marrë edhe deputeti Pjerin Ndreu, i cili e ka shfaqur që herët ambicien për të garuar përball Fran Frrokajt.

Platofrmat e tyre, për tu kërkuar qytetarëve një tjetër mandat 4 vjeçar si kryebashkiak,  pritet ti lexojnë në Kongres edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, Sotiraq Filo në Korçë, Dritan Leli në Vlorë dhe Majlinda Bufi në Roskovec.

Tirana do të jetë i vetmi qark, që veç kandidaturës tashmë të rikonfirmuar të Erion Veliajt për një mandate të dytë do të prezantohen edhe  kandidatët për Këshillin Bashkiak.

Ndërkohë veç pikës “Bashkia që duam”, shtylla kryesore të kongresit do të jenë platforma e bashkëqeverisjes, programi për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Edukim Cilësor dhe Punësim për të Rinjtë si dhe Reforma Zgjedhore e Vota e Emigrantëve. Punimet e Kongresit do të hapen me fjalën përshëndetëse të sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla dhe pas prezantimit të kandidatëve për kryebashkiak do të mbajë fjalën kryeministri Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat