Forcat speciale përballë fermerëve, Paloka: Ta ndalim të çmendurin

Shqipëria

Forcat speciale përballë fermerëve, Paloka: Ta ndalim të çmendurin

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:01
Edi Paloka

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas përdorimit të forcës policore ndaj fermerëve protestues në Lushnjë.

“Forcat speciale perballë fermerëve dhe prodhuesve të qumshtit, që po ju heq bukën e gojës për të ndarë paratë me oligarkët që importojnë këto prodhime”, shkruan drejtuesi i lartë i PD.

“Në se këto janë mënyrat që ata shohin si zgjidhje ndërkohe që, jo pakënaqësia, por urrejtja e shqiptarëve, ka arritur në nivele shpërthyese atëherë po e cojnë vendin aty ku askush nuk do të dëshironte”, shkruan Paloka.

Ja postimi i plotë i tij:

Forcat speciale përballë popullit; kjo i ka mbetur zombit Kryeministër, kufomës që vazhdon të zvarritet i pakallur.
Forcat speciale përballë atyre që kërkon t’ju prishë shtëpitë e ti nxjerrë në rrugë me gjithë fëmijë, vetëm për të futur disa miliona të tjerë në xhepin e tij dhe oligarkëve rreth tij.
Forcat speciale perballë fermerëve dhe prodhuesve të qumshtit, që po ju heq bukën e gojës për të ndarë paratë me oligarkët që importojnë këto prodhime.
Forcat speciale, gaz e helm, përballë qindramijë shqiptarëve që kërkojnë largimin e kesaj qeverie si e vetmja zgjidhje për rikthimin e besimit dhe normalitetit në vend.
Ndërkohë shtojnë bodyguardë, roje civile e policë për tu mbrojtur nga qytetarët e vendit të tyre. Ngjeshen me antiplumb e rrethohen me tela me gjemba…
Në se këto janë mënyrat që ata shohin si zgjidhje ndërkohe që, jo pakënaqësia, por urrejtja e shqiptarëve, ka arritur në nivele shpërthyese atëherë po e cojnë vendin aty ku askush nuk do të dëshironte.
Sigurisht i pari që do paguaj, është i çmenduri por pasojat do ti vuajmë të gjithë, nga të dy krahët, në se nuk e ndalim të çmendurin sa nuk kemi shkuar në pikën ku pendesa nuk ka më vlerë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat