Dhurimi vullnetar i gjakut ka vlera të jashtëzakonshme

Shqipëria

Dhurimi vullnetar i gjakut ka vlera të jashtëzakonshme

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:39
Pamje nga vizita

Kontributi nëpërmjet dhurimit vullnetar të gjakut, ka vlera të jashtëzakonshme.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot qytetin e Pogradecit në kuadër të nismës që ka ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë lidhur me seancën e dhurimit të gjakut dhe falënderoi qytetarët e Pogradecit, që iu përgjigjën me ndjenjë të lartë humanizmi dhe solidariteti apelit të Aleancës.

“Nuk është hera e parë që Bashkia e Pogradecit dhe qytetarët pogradecarë ndërmarrin apo mbështesin këtë nismë dhe besoj se ne në mënyrë të qëndrueshme do ta arrijmë objektivin që dhurimin e gjakut ta kemi plotësisht të garantuar mbi baza vullnetare. Dhe natyrisht duke garantuar një gjak cilësor e të shëndetshëm ku kuptohet se Pogradeci, edhe për shkak të klimës është vështirë të konkurohet.” – vuri në dukje Presidenti i Republikës.

“Kontributi i secilit prej jush nëpërmjet dhurimit vullnetar të gjakut, edhe pse mund të duket i vogël, ka vlera të jashtëzakonshme.” – nënvizoi Presidenti Meta.

“I ftoj të gjithë të ndërtojmë solidaritetin për të mbështetur të gjithë ata që kanë nevojë për kontributin tonë si në kauzën e dhurimit të gjakut edhe në kauza të tjera sociale.” – ishte apeli i Presidentit të Republikës.

Kryebashkiaku Eduard Kapri falënderoi Presidenti Meta duke theksuar se ky është një aktivitet që Bashkia e Pogradecit e ka zhvilluar edhe herë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat