Korçë, arrestohet 20-vjeçari, përplasi makinën ku udhëtonin nënë e bijë

Shqipëria

Korçë, arrestohet 20-vjeçari, përplasi makinën ku udhëtonin nënë e bijë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:52
Ilustrim

Policia e Korçës arrestoi një 20-vjeçar, si autor të dyshuar të një aksidenti ku mbetën të plagosur nënë e bijë.

Në pranga u vu K.B, 20 vjeç, banues në fshatin Bulgarec.

"Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Ersekë-Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, ka goditur mjetin tip “Renault” me drejtuese shtetasen E.K, 32 vjeçe, banuese në Korçë, e cila udhëtonte me vajzën e saj shtetasen E.F., 6 vjeçe, të cilat ndodhen në Spital, jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat