U helmuan nga sapuni në shkollë/ Reagon spitali: Fëmijët janë gjendje të mirës

Shqipëria

U helmuan nga sapuni në shkollë/ Reagon spitali: Fëmijët janë gjendje të mirës

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:53
Ilustrim

Nxënësit e klasës së 6-të në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë u helmuan gjatë orës sës “Artit Pamor” mëngjesin e ditës së sotme.

Të paktën 12 nxënës shfaqën probleme shëndetësore dhe u shoqëruan në spital nga mësuesit. Dyshohet se helmimi erdhi pasi fëmijët hapën paketimin e një sapuni të cilin do e përdornin për të bërë forma gjeometrike.

Por vetëm pak minuta më parë nëpërmjet një reagimi në Facebook ka konfirmuar se femijet ndodhen ne gjendje të mirë shëndetsore. Pas trajtimit nga personeli mjeksor në Pediatrinë e Bulqizës të shoqëruar nga pridërit femijet kanë dal prej spitalit dhe gëzonin shëndet të mirë.

Sipas analizave nxënësit nuk kanë rezultuar me çrregullime apo pasoja të rënda.

“Në spitalin e Bulqizës rreth orës 10:00 janë paraqitur 11 fëmijë të moshës 12 vjeçare të shkollës “Shefqet Tançi”. Fëmijët kanë ardhur në spital me simptoma të dhimbjes së kokës, të përziera, vështirësi në frymëmarrje etj. Me të mbërritur në ambientet e spitalit, ka filluar menjëherë trajtimi i tyre dhe vizitat nga personeli mjekësor në pediatrinë e Spitalit Bulqizë. Janë bërë analizat dhe fëmijët nuk kanë rezultuar me çrregullime apo pasoja të rënda. Rreth orës 13:00 të shoqëruar nga pridërit ata kanë dal prej spitalit dhe gëzonin shëndet të mirë”, thuhet në reagimin e spitalit të Bulqizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat