Rihapet pas 25 vitesh “Masakra e Peshkëpisë”

Shqipëria

Rihapet pas 25 vitesh “Masakra e Peshkëpisë”

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:28
Foto

Eshtë rihapur pas 25 vitesh dosja e masakrës së Peshkëpisë, ku një grup terroristësh nga Greqia hynë në territorin shqiptar duke vrarë një oficer dhe një ushtar në repartin e Peshkëpisë, Gjirokastër.

Gjatë operacionit brenda territorit shqiptar, grupi mbajti peng edhe disa ushtarë, ndërsa ka dyshime të forta se ata kishin informacion të mirëfilltë për faktin se ushtarët patrullonin pa municion në armë.

Siç raporton Shqiptarja.com, dosja është hapur më datë 19 shkurt dhe pritet që të merren në pyetje më shumë se 40 persona që kanë dijeni për ngjarjen në fjalë, ku gjatë këtij akti terrorist u vranë oficeri Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.

Mes terroristëve që sulmuan këtë repart janë Fredi Beleri si edhe Harallamb Papa, dy personazhe që kanë kryer akte të tjera kundër shtetit shqiptar, më i fundit gjatë varrimit të terroristit Kosta Katsifa, por që nuk janë arrestuar kurrë për veprat e tyre.

Anëtarët e grupit terrorist

-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.

-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.

-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.

-Fredi Bejleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.

-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.

-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.

-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat