Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta e cilësoi drejtësi të vonuar dënimin e sotëm të Karaxhiç nga Gjykata e Hagës.
“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj”, theksoi presidenti në reagimin e tij.
Meta tha se “ky vendim është një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”.