Ekzekutoi pronarin e bujtinës me mbi 20 plumba, çfarë dihet për autorin

Shqipëria

Ekzekutoi pronarin e bujtinës me mbi 20 plumba, çfarë dihet për autorin

Më: 20 mars 2019 Në ora: 18:18
Ferdinand Polia

Një 35-vjeçar është ekzekutuar më armë zjarri në Shkodër. Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure (20 mars) në fshatin Grudë, tek vendi i njohur si Fusha e Aviacionit. Viktima ndodhej në makinën e tij tip Fouristradë kur është qëlluar.

Nard Polia sapo e kishte dalë nga servisi, pasi para disa ditësh e kishte çuar makinën të lyhej dhe sot e kishte marrë. Por pak pasi doli nga servisi atij iu bë atentati me armë.

Në makinë bashkë me Polinë në momentin që e kanë qëlluar ka qenë edhe një nga punonjësit e servisit. Ferdinand Polia fillimisht u paraqit i plagosur në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

“Sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po lëvizte me një automjet”, sqaron policia.

Viktima pronar bujtine- Polia është pronari i një bujtine në zonën e Thethit. Po ashtu ai ka qenë edhe administrator i zonave të mbrojtura.

Gjendet një motor i djegur-Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 plumba. Ndërsa Policia ka gjetur tek Ura e Mesit një motor, të djegur që dyshohet se i përket autorit të vrasjes.

Ndërkohë nuk ka ende asnjë informacion për autorin. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat