Çipa kundër Metës: S'mund të pretendosh juntën në një Shqipëri që s'paguan dot ushtarakët

Shqipëria

Çipa kundër Metës: S'mund të pretendosh juntën në një Shqipëri që s'paguan dot ushtarakët

Më: 20 mars 2019 Në ora: 21:38
Aleksandër Çipa

Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin "Arena" në RTV ORA tha se është kundër presidentit Meta kur bën analogji me Presidentin e Kilit Salvador Allende.

Çipa: Unë nuk jam dakord me Presidentin kur merr analogji. Allende erdhi nga një familje e pasur dhe u përball me principin që shkoi në aktin ekstrem të tij. Meta erdhi nga një shtresë sociale siç erdhëm të gjithë.  Që të pretendosh juntën në një Shqipëri që nuk paguan dot rrogën e ushtarëve e kuptojmë sa banale është për ta pretenduar një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat