Mbyllet protesta e opozitës në Shqipëri

Shqipëria

Mbyllet protesta e opozitës në Shqipëri

Më: 21 mars 2019 Në ora: 07:54
Protesta

(E plotësuar) - Opozita shqiptare ka mbyllur protestën në Tiranë e cila zgjati për pesë orë e gjysmë.

Në fjalimin përfundimtar në selinë e Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi se protestat nuk do të ndalen dhe se nuk ka rrugë tjetër përveç fitores.

“Beteja nuk ka mbaruar, nuk ka rrugë tjetër përveç fitores, sa më shpejt ta kuptojnë këta aq më mirë do jetë edhe për ta. Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët për të protestuar për të drejtat e tyre, për një rrugë të demokracisë së vërtetë në Shqipëri”, deklaroi Paloka.

Protesta e sotme pati edhe momentet e veta të tensionit, por ndryshe nga 16 marsi, kësaj radhe nuk u përdor gazi lotsjellës.

Pasi protestuan përpara Kuvendit, protestuesit u drejtuan tek Policia e Tiranës.

Opozita njoftoi se policia arrestoi 14 protestues dhe u kërkua lirimi i tyre sa më i shpejtë.

Protesta e opozitës, hedhin kapsolla e tymuese, policia: Largoni protestuesit me maska

Po vazhdon protesta e partive opozitare në Tiranë ndërsa një vendim suprizë është marrë para pak minutash.

Mësohet se protestuesit po drejtohen drejt Drejtorisë së Policisë.

Mësohen se protesta devijoj pas thirrjes ë ish-deputetit demokrat Flamur Noka dhe arsyeja është për të kërkuar lirimin e protestuesëve që nuk u liruan nga gjykata.

***

Disa militantë të partisë Demokratike janë filmuar teksa ndodhen në tarracën e selisë blu, duke goditur me gurë efektivët e policisë që ndodhen para godinës së Parlamentit.

Ndërkohë përplasje trup me trup mes policisë dhe protestuesve ndodhin herë pas here, ku në një moment është car edhe kordoni i parë i policisë.

Policia në Tiranë ka ftuar organizatorët e protestës së sotme që të largojë njerëzit me maska.

Në tubim, vihen re protestues me maska në mesin e njerëzve, ashtu siç ka pasur edhe në protestat e kaluara.

Ndërkohë, protestuesit po hedhin kapsolla dhe tymuese në drejtim të policisë.

Image
Image
Image

Paloka: Rama po zgjat agoninë e tij me arrogancë, i ka ditët e numëruara

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se kriza politike do marrë fund me largimin e Ramës si Kryeministër.

Nga protesta, ai tha për gazetarët se Rama se fundi i Ramës është vetëm një dhe kryeministri po zgjat agoninë e tij.

Edi Paloka: "Ne kemi vetëm një kërkesë dhe është largimi i Edi Ramës. Por Rama ka vendosur që me arrogancën e tij ta zgjasë edhe agoinë e tij dhe po mbase edhe vështirësitë e qytetarëve. 

E rëndësishme është që fundi është vetëm një, nuk ka kthim dhe kjo krizë politike, insitutiticionale, cilivile në fund fare do ketë vetëm një akt largimin e Edi Ramës së Kryeministër. Nuk ka mundësi tjetër, rrugë tjetër."

Ai shtoi se shteti shqiptar nuk funksionon.

Edi Paloka: "Akt më të madh se djegia e mandateve nuk ka. Akti më i madh, më ekstrem është realizuar. Sot kemi një Parlament  që ka qenë ilegjitim që ditën e parë, sot është edhe antikushtetues. I ka ditët e numëruara. Nuk mund të funksionojë me budallallëkun e Ramës një shtet që praktikisht nuk ekziston.

Çfarë zgjedhjesh? Këtu nuk ekziston asgjë. Kemi një kryeministër që bredh me antiplumb, me bodyguardë, parlament të rrethuar me policë dhe tela me gjemba me një tufë hajdutësh brenda. Kemi një shtet që nuk funksionin në asnjë aspekt, kemi drejtësi pa gjykatë kushtetuese, pa gjykatë të lartë. Edhe në ëndrrën më të bukur të Edi Ramës, kështu nuk mund të vazhdojë. Do i kthehet shumë shpejt në makth."

***

Janë parë momentet e para të tensionit pranë bulevardit kryesor në Tiranë.

Banorët e zonës së Astirit që ndodhen pranë kordonit policor që është vendosur në hyrje të pedonales kanë pasur konfrontime fizike me oficerët.

Tashmë numri i protestuesve është shtuar dhe pritet edhe zyrtarisht nisja e saj.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta kundër Edi Ramës dhe qeverisë e parlamentit.

Opozita rrethon Parlamentin; Rama mungon në seancë, Basha thirret në Prokurori

Opozita proteston sërish këtë të enjte. Ashtu siç është paralajmëruar, protesta pritet të nisë në orën 9:30 para Kuvendit, ku do të zhvillohet gjithashtu një seancë plenare 30 minuta më vonë, ku pritet të betohen edhe 3 deputetë të rinj që morën mandatet pas lënies së tyre nga ish-deputetë.

Policia është vënë në gatishmëri dhe ka siguruar qoftë ambientet përreth Kuvendit të Shqipërisë, nga të gjitha anët dhe hyrjet e mundshme për në të, e po ashtu ka marrë masa edhe për një “zhvendosje” të mundshme të protestuesve drejt Kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike ka qenë mbrëmjen e së mërkurës në Bruksel dhe nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm apo jo në protestë, pasi ende nuk ka një orar zyrtar se kur do të rikthehet në kryeqytetin shqiptar nga takimet që zhvilloi me pasuesen e Merkelit dhe David McAllister. Ndërkohë, ai duhet të paraqitet sot edhe në Prokurorinë e Tiranës, i thirrur për çështjen e lobimit në SHBA.

Pritet të shihet gjithashtu nëse kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në seancën plenare, por gjasat janë që të mungojë pasi ai prej ditësh ndodhet jashtë Shqipërisë. Në seancë pritet të bëjnë betimin tre deputetë të rinj nga LSI.

Policia rrethon Kuvendin e Shqipërisë 

Policia ka forcuar masat e sigurisë para Kuvendit të Shqipërisë përpara protestës së paralajmëruar nga opozita.

Që në mëngjes, policia është vendosur kordon në një perimetër të gjerë rreth parlamentit si dhe ka vendosur gardh prej hekuri.

Mbështetësit e PD dhe LSI ndryshe nga herët e tjera u nisën drejt Tiranës me automjetet e tyre personale, që në orët e para të mëngjesit.

Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme. 

Ndërsa, deputetët mbërritën në Kuvend një orë më herët, raportoi Ora News. 

Sot pritet të betohen tre deputetët e rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni në Qarkun e Tiranës, Nimet Musai në Qarkun Fierit dhe Enda Koçiraj në Qarkun e Vlorës, duke e çuar numrin e e ligjvënësve të rinj në 14 në Kuvend.

Gjithsej sot në Kuvendin e Shqipërisë ndodhen 96 deputetë.

Opozita shqiptare sërish proteston në Tiranë

Vetëm 5 ditë pasi u largua me gaz lotsjellës që aty, opozita shqiptare do të rikthehet sërish sot para Kuvendit të Shqipërisë, për të protestuar kundër atij që ajo e quan “parlamenti i krimit”.

Nisja e protestës është njoftuar në orën 9:30, vetëm 30 minuta para se të fillojë seanca e radhës parlamentare, ku 3 deputetë të tjerë pritet të bëjnë betimin dhe të marrin mandatin.

Synimi i opozitës është që të bëjë të mundur bllokimin e punimeve të seancës dhe mbi të gjitha të diskreditojë publikisht emrat e rinj që nuk iu bindën urdhrit të “djegies” së mandateve.

Sipas burimeve nga Partia Demokratike, protesta do të jetë e organizuar në 6 pikat hyrëse të godinës së parlamentit, të cilat janë si më poshtë:

1. Hyrja kryesore para Parlamentit 2. Hyrja nga qendra tregtare Toptani 3. Hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike 4. Hyrja nga rruga tek Bashkia (drejt Torre Drinit) 5. Hyrja nga Pedonalja, Ministria e Brendshme 6. Hyrja nga unaza, pranë selisë aktuale të PD-së

Ky është aksioni i radhës i opozitës së bashkuar, që ka filluar më 16 shkurt, me protestën që kulmoi me sulmin ndaj godinës së kryeministrisë dhe më pas u shoqërua me atë që u quajt “djegia” e mandateve të deputetëve.

Që prej asaj kohe, opozita dhe mbështetësit e saj janë mbledhur në mënyrë të vazhdueshme para parlamentit për të protestuar, ndërsa nuk kanë munguar rastet kur është përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Më i fundit ishte më 16 Mars, kur opozita e bashkuar kishte njoftuar një protestë para kryeministrisë, por në mënyrë të befasishme ndërroi skenar dhe u zhvendos drejt parlamentit, prej ku turma u shpërnda vetëm pas ndërhyrjes me gaz lotsjellës dhe makinave ujë-hedhëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat