Sot betohen tre deputetët e rinj në Kuvend, opozita në protestë

Shqipëria

Sot betohen tre deputetët e rinj në Kuvend, opozita në protestë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 08:22
Deputetët

Mbahet sot seanca e radhës parlamentare e cila pritet të nisë në orën 10.00.

Gjatë saj pritet të betohen tre deputetët e rinj nga radhët e LSI, të cilët u miratuan ditën e djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ata janë Ralf Gjoni i cili zë vendin e Klajda Gjoshës në qarkun e Tiranës, Nimet Musai i cili zë vendin e Petrit Vasilit për Fierin dhe Enada Koçiraj e cila zëvendëson Shezai Rrokaj për qarkun e Vlorës.

Me betimin e tyre shkon në 14 numri i deputetëve të rinj opozitarë.

Kjo pasi në seancën e kaluar parlamentare u betuan Elda Hoti e LSI, Erdiola Braha e LSI, Edlira Hyseni e LSI dhe Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj, Ligoraq Karamelo, Alban Zenelin nga radhët e Partisë Demokratike.

Ndërkohë dy javë më parë morën mandatin në KQZ dhe më pas u betuan në Kuvend, Edmond Rushiti, Ylli Shehu, Enver Roshi dhe Ediola Braha nga radhët e LSI.

Sakaq gjatë punimeve të seancës parlamentare, opozita e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë paralajmëruar protestë para Parlamentit, e cila pritet të nisë në orën 09.30.

Për mbarëvajtjen e saj janë angazhuar rreth 1200 efektivë policie, punonjës të Gardës dhe të repartit “Shqiponja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat