Shqiptarët në protestë, betohen 3 deputetët e rinj

Shqipëria

Shqiptarët në protestë, betohen 3 deputetët e rinj

Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:50
Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani

Teksa jashtë selisë së Parlamentit janë mijëra njerëz në protestë, deputetët Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani janë betuar në Kuvend,

Ata janë tre emrat më të fundit që i bashkohen atyre që pranuan mandatin e deputetit pas vendimit politik të opozitës për djegien e mandateve.

Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani ishin kandidatë në listat zgjedhore të LSI duke plotësuar kështu vakancën e krijuar pas dorëzimit të mandatit nga ish-deputetë të kësaj partie. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi lexoi formulën e betimit dhe të tre deputetët u betuan në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat