Shtyhet vendimi për Saimir Tahirin te Krimet e Rënda - Bota Sot
Shtyhet vendimi për Saimir Tahirin te Krimet e Rënda

Shqipëria

Shtyhet vendimi për Saimir Tahirin te Krimet e Rënda

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:08
Saimir Tahiri

Është shtyre seanca paraprake te Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbërriti pak më parë te Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku pritej të zhvillohej seanca paraprake dhe të merrej një vendim për dosjen. Së bashku me Tahirin, pjesë e dosjes në seancën paraprake, janë edhe 3 ish-punonjësit e policisë, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Pak ditë më herët, për të shqyrtuar dosjen u zgjodh si gjyqtare Miliana Muça. Mësohet se dosja përbëhet nga 50 fashikuj dhe brenda këtyre 10 ditëve, gjykata do të marrë në shqyrtim dosjen dhe do të dalë me një vendim.

Avokati i Tahirit ka deklaruar se do të kërkojë pushim të hetimeve, duke pretenduar se klienti i tij, ish-ministri i Brendshëm është i pafajshëm. Ai po ashtu pretendon, se Prokuroria nuk ka prova shtesë, apo ndonjë “as nën mëngë” kundër klientit të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...