Hajdari tregon pse nuk e dogji mandatin në bllok: Do të sjell një frymë të re

Shqipëria

Hajdari tregon pse nuk e dogji mandatin në bllok: Do të sjell një frymë të re

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:13
Rudina Hajdari

Deputetja demokrate Rudina Hajdari, ka folur sot për të parën herë në Parlament, qysh pas vendimit për të mos djegur mandatin, siç dhe bën kolegët e saj demokratë.

Në fjalën e saj, vajza e të ndjerit Azem Hajdari tha se është rritur me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” e cila u rikthye pas "marrëveshjeve të fshehta", por deklaroi se nëse nuk hiqet dorë nga modeli i vjetër politik, i padrejtësisë, kjo thirrje do dëgjohet edhe nga fëmijët në vijim.

Ajo tha edhe se dorëzimi i mandateve në bllok për të shpejtuar një kalim të pushtetit, nuk është gjë tjetër veçse përshkallëzim i krizave politike të këtyre viteve.

“Një veprim i tillë jo vetëm ngadalëson procesin e integrimit, por na ekspozon në mënyrë të rrezikshme ndaj influencave të tjera. Shqipëria nuk duhet të shihet si faktor destabilizues në rajon, por duhet të jetë shembull në rrugën euroatlantike. Shembulli i së keqes e gjithçka thashë është edhe kjo qeveri, e cila i kthehet me arrogancë situatës në vend, papunësië së lartë, largimit në masë i qytetarëve, epidemi shkatërruese e vendit. Kjo qeveri e dalë nga një fitore gjysmake, nuk do t’ia di më as për mbështetësit e saj”, u shpreh Hajdari.

Deputetja demokrate tha se një ditë do të gjykohet për ecurinë e saj, duke shtuar se ajo do të bëj hapa të sigurtë drejt parimeve të saj dhe se në muajt në vijim do të vijë me propozime konkrete, për ta kthyer vendin në normalitet.

“Askush nuk e gjykon vendimin tim! Arsyeja pse vendosa të rri në Parlament, është për të sjellë një frymë të re parlamentare që do i japë fund njëherë e mirë tranzicionit politik”, tha në mbyllje Rudina Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat