“Lironi çunat tanë! Lironi çunat tanë!” Ja ç’po ndodh tek Drejtoria e Policisë - Bota Sot
“Lironi çunat tanë! Lironi çunat tanë!” Ja ç’po ndodh tek Drejtoria e Policisë

Shqipëria

“Lironi çunat tanë! Lironi çunat tanë!” Ja ç’po ndodh tek Drejtoria e Policisë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:44
Protesta, Shqipëri

“Lironi çunat tanë! Lironi çunat tanë!” Këto janë thirrjet e protestuesve të shumtë që ndodhen në këto momente përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës,

Turp! Turp! Poshtë kriminelët! Policia e leshit! O Ervin droga! – janë thirrjet e tjera që i pasojnë. Ndërkohë, godina e Policisë është rrethuar nga dy radhë policësh. Radha e brendshme është përforcuar me policë me skafandra.

Liderët e opozitës, Monika Kryemadhi dhe deputetë të PD-së, ndodhen në krye të qytetarëve të revoltuar, për të kërkuar lirimin e protestuesve që janë arrestuar.

Kryemadhi, Noka, Bardhi dhe Salianji kanë kërkuar të takohen me drejtuesit e Policisë.

PD-ja ndërkohë po i përcjell këto zhvillime me këtë koment: “Drejt Drejtorisë së Policisë për të liruar qytetarët që janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...