Aksioni opozitar/ Basha nga Brukseli: Kemi mbështetjen e PPE-së - Bota Sot
Aksioni opozitar/ Basha nga Brukseli: Kemi mbështetjen e PPE-së

Shqipëria

Aksioni opozitar/ Basha nga Brukseli: Kemi mbështetjen e PPE-së

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:25
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në kthim nga Brukseli shprehet se ka marrë mbështetjen e PPE-së (Partive Popullore Europiane) për aksionin opozitar që po zhvillon në Shqipëri. Lideri i PD-së, përkthen si mbështetje mesazhin e Joseph Daul për demokracinë dhe shtetin ligjor gjatë fjalës së tij.

"Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se "ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias." PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike" shkruan Basha.

E ndërsa Basha zhvillonte takimet në Bruksel, në Tiranë opozita zhvilloi protestën e gjashtë para parlamentit kundër qeverisë Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...