Vdes 18 vjeçarja, plagosen 8 persona - Bota Sot
Vdes 18 vjeçarja, plagosen 8 persona

Shqipëria

Vdes 18 vjeçarja, plagosen 8 persona

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:48
Foto

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tepelenë – Krahës, ku një minibusi i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip ‘Volkswagen” dhe për pasojë janë plagosur 9 persona. 5 prej janë dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në mjetin tip “Volkswagen” udhëtonte një çift të rinjsh nga fshati Toç i Memaliaj, Shqiponja Xhaferri 18 vjeç dhe i fejuari i saj, Sokol Brahimi 26 vjeç.

Shqiponja fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe u nda nga jeta pas mbërritjes në Tiranë.

Policia e Tepelenës po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

Më herët edhe Burrel një 30 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti kur mjeti tip kamionçinë humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Image

Image
Image
Image


 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...