Mesazh për barazi dhe mundësi

Shqipëria

Mesazh për barazi dhe mundësi

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:15
Foto

21 marsi është Dita Botërore e Njerëzve me Sindromën Down. Çdo ditë të vitit ata luftojnë për të drejta të barabarta dhe mundësinë për të dhënë kontributin e tyre në shoqërinë. Për të ndërgjegjësuar në këtë qëllim, fëmijët e Elbasanit kishin edhe mbështetjen e rrjetit të Supermarketeve Big Market.

Këta fëmijë u provuan të gjithëve se ata janë të barabartë me bashkëmoshatarët dhe mund të japin kontributin e tyre në shoqëri.

Në ditën Botërore të Personave me Sindromën Down, fëmijët e Qendrës Future For You në Elbasan shkuan në ndihmë të klientëve të supermarketeve Big Market.

Aktivitetet ndërgjegjësuese këtë 21 Mars u zhvilluan nën moton “Mos lër askënd pas”.

Qytetarë dhe zyrtarët më të lartë të qarkut Elbasan e mirëpritën këtë nismë, ndërsa të gjithë shprehen mbështetje për fëmijët me sindromën Down në angazhimin e përditshëm për barazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat