Britania ikën nga BE dhe vjen Shqipëria? Pyetja që nervozoi Martin Schulz - Bota Sot
Britania ikën nga BE dhe vjen Shqipëria? Pyetja që nervozoi Martin Schulz

Shqipëria

Britania ikën nga BE dhe vjen Shqipëria? Pyetja që nervozoi Martin Schulz

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:43
Martin Schulz

Ish-kryetari i Parlamentit Europian Martin Schulz ka folur për situatën në Bashkimin Evropian. I ftuar në emisionin “Maischberger” në televizionin gjerman ARD ai është nervozuar kur është diskutuar për hyrjen e Shqipërisë në BE.

I pyetur se cili do të jetë partneri i fortë i Bashkimit Europian, duke qenë se Britania po del nga unioni dhe shtete si Shqipëria po futen. “Është kjo Europa që duam?”, u pyet Schulz në emision.

“Tani më nervozuat”, është përgjigjur Martin Schulz duke tundur shpatullat. “Mënyra se si e thoni është krejt e gabuar. Do të duhen edhe shumë vite deri sa Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian. Për shembull, bisedimet e Turqinë kanë nisur që në mesin e viteve ’60. Le të flasim vetëm për Brexit më mirë”, ka thënë Schulz, raportojnë mediat gjermane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...