Tre deputetë të rinj; Dy “dezertime” tek PD dhe një tek LSI

Shqipëria

Tre deputetë të rinj; Dy “dezertime” tek PD dhe një tek LSI

Më: 21 mars 2019 Në ora: 18:46
KQZ

Në KQZ vijon pranimi mandatave nga kandidatët e listave të partive opozitare.

Paraditen e të enjtes në KQZ, kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit, Arben Elezi nga lista e Partisë Demokratike në Elbasan.

Zoti Elezi kontaktuar nga Top-Channel tha se pas betimit në parlament, do të do të japë arsyet dhe motivet që e çuan në pranimin e mandatit.
Edhe Ambra Borova nga lista e LSI Shkodër i është drejtuar KQZ.

Po ashtu Adriatik Alimadhi nga lista e PD Vlorë, nisi procesin për të marrë mandatin e deputetit.

Zoti Alimadhi është kryetar i Partisë Balli Kombëtar, një parti aleate e PD.

Gjatë seancës plenare nga radhët e LSI bënë betimin tre deputetë të cilët bashkë me Arben Elezin, Ambra Borovën dhe Adriatik Alimazhin që priten të betohen seancën e ardhshme e çojnë, në 99 totalin e deputetëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat