“4 ditët e Ramës në spital, u regjistrua me emër tjetër”, gazetari zbulon detaje

Shqipëria

“4 ditët e Ramës në spital, u regjistrua me emër tjetër”, gazetari zbulon detaje

Më: 21 mars 2019 Në ora: 22:34
Edi Rama

Analisti, Çim Peka, ka konfirmuar në RTV Ora se kryeministri Edi Rama ka qenë për katër ditë i shtruar në një spital në Gjermani.

Ai tha se ka udhëtuar të hënën me avion drejt Gjermanisë por shtoi se nuk kupton arsyen se pse e ka mbajtur të fshehur.

Çim Peka: Nuk e dimë se ku është zoti Rama.Ka katër ditë që mungon. Zoti i çoftë shëndet. Reagimi i tij ishte konfirmin ndaj Çim Pekës. Asnjë zyrtar nuk zhduket për katër ditë dhe nuk jep vendodhjen. Unë i uroj shëndet, sëmundjen nuk ja uroj askujt.Por një Kryeministër që zhduket për katër ditë dhe nuk tregon vendodhjen ai po fsheh diçka. Me burimet që kam publikova dhe sms-të dhe konfirmimin që ai njeri ka qenë në spital. Ka qenë me emrin Edi Rama apo Mustafa Rama këtë e themi më vonë, ta thotë dhe Rama vetë.

Por absolutisht atë ditë që është kthyer nga Berati lajmin e dha dikush tjetër që Rama ishte në Spitalin Amerikan. Përgenjështrimi i tij nuk ishte një përgenjështrim, nxori një tablo që nuk thoshte asgjë. Thoshte kam qenë për katër orë në studio dhe po pikturoja se isha i frymëzuar. Nxori foto të tablosë por jo të veten. I lejohet të sëmuret por pse e fsheh?Një kryetar shteti kudo në botë është i detyruar që publiku të jetë i informuar mbi të, edhe për çështje shëndetësore.

Rama ka 1000 mëkate por nuk është mëkat të jesh sëmurë. E vërteta është se Rama ka ikur të hënën me avion, ka qenë i shoqëruar por nuk po them me kë.Ka pasur dëshmitarë pa fund. Nuk ka qenë në gjendje të mirë, është mbajtur dhe përkrahësh kur ka dalë nga avioni. Dimë dhe personin që e ka pritur në Berlin.Gjithësesi i urojmë shërim të shpejtë.Urojmë të mos ketë gjë serioze.

Për Pekën, Rama është në panik dhe tashmë ai dhe mazhoranca nuk kanë më në dorë largimin por vetëm kostot.

Çim Peka: Që nga djegia e mandateve ka marrë valixhet dhe në asnjë rast proiteste Rama nuk është në Tiranë. Po e shfaq panikun. Rama deklaroi në Berat se le të bëhet çdo gjë, unë nuk iki. Ai ka pranuar kapitullimin dhe i ka thënë çdo shqiptari që unë kam luajtur mendsh. Largimin se ka më në dorë Rama dhe kjo mazhorancë, kanë në dorë vetëm kostot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat