A do kemi një ’97 të dytë në Shqipëri, flet ish- Presidenti

Shqipëria

A do kemi një ’97 të dytë në Shqipëri, flet ish- Presidenti

Më: 21 mars 2019 Në ora: 22:34
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu

“Me Kushtetutë, Presidenti përgjigjet për unitetin e kombit, duhet të luftojmë t’i bëjmë bashkë politikanët tanë, megjithëse është shumë e vështirë”, u shpreh ish-Presidenti.

“Do të përsërisim prapë 1997-n, që erdhi operacioni Alba për të zgjidhur krizën? Kjo nuk shkon, do të ishte një krim ndaj vendit tonë.

Është e drejta e Presidentit të gjykojë, të vendosë, por unë gjykoj se duhen bërë përpjekjet maksimale për të ulur njerëzit në tryezë.

Sipas Moisiut, dorëzimi i mandateve nga ana e deputetëve të opozitës ishte gabim pasi ka një mënyrë që vërteton pretendimet e opozitës, zgjedhjet vendore të programuara për t’u mbajtur në 30 qershor. “Djegien e mandateve e quaj të pavend, të shpejtuar dhe jo të menduar mirë. Ndërsa çështjen e mospjesëmarrjes në zgjedhje e quaj të gabuar.

Zgjedhjet vendore do të japin një pasqyrë të gjendjes dhe nëse shumica dështon, atëherë duhet që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, shtoi Moisiu për A2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat