Në Shqipëri, 45 % të vendeve të punës i kanë të “pashkolluarit”

Shqipëria

Në Shqipëri, 45 % të vendeve të punës i kanë të “pashkolluarit”

Më: 21 mars 2019 Në ora: 23:27
Foto ilustruese

Trendët e punësimit në rajonin e Ballkanit të analizuara nga Banka Botërore këto ditë se, tregojnë të punësuarit në Shqipëri përgjatë 2017-2018 në rreth 45 për qind të tyre kanë edukim shkollor të ulët, kundrejt 22 për qind të mesatares rajonale.

Ndërsa në rajon janë vërejtur zhvillime krejt të kundërta, ku përgjatë vitit 2017-2018, punonjësit me edukim të ulët kanë humbur vendet e punës.
Mesatarisht në rajon vendet e punës u shkurtuan për 3.8 për qind në punonjësit me edukim të ulët, ndërsa vendet e punës për arsimin e lartë u shtuan me 4.2% dhe 1.2 për qind për ata me arsim të mesëm.

Përjashtim me trendin rajonal kanë bërë vetëm Maqedonia dhe Shqipëria ku punësimi për për punonjësit me arsim fillor u rrit.

Më së shumti në grupin e punonjësve me arsim fillor dominojnë gratë. Në Ballkanin Perëndimor, përqindja e grave me nivel të ulët të arsimimit në mesin e popullsisë në moshë pune është më e madhe se përqindja e femrave të arsimuara në fuqinë punëtore.

Punësimi u rrit më shumë në përsonat me arsim të mesëm (përveç Kosovës) dhe atyre me arsim të lartë (përveç Maqedonisë së Veriut). Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe sidomos Mali i Zi raportoi rritje në punësimin e atyre me arsim të ulët.

Ndërsa në Bosnje, Serbi dhe Kosovë vendët e punës për ata me arsim të ulët u shkurtuan.
Në vendet e Europës qëndrore vendet e reja të punës kanë avancuar më shumë për arsimin e lartë. Teksa punësimi ra në mesin e punonjësve me arsim të ulët në Bullgari dhe Hungari.

Punonjësit e moshës së artë (25-54 vjeç) përfaqësonin 75 për qind të të punësuarve në Ballkanin Perëndimor vende, duke filluar nga 71 për qind në Shqipëri dhe Kosovë me 79 për qind në Maqedoninë Veriore.
Pjesa e të rinjve të punësuar ishte më e ulët në Serbi dhe Maqedoni Veriore (afër 6 për qind secila) dhe më e larta në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë (rreth 10 për qind secila).

Grupmosha më e vjetër në punësim varionte nga 15 për qind secila në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore, pothuajse 20 për qind në Bosnje dhe Herzegovinë dhe 18 për qind në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat