Veliaj: Nesër në shesh me Ramën, kërkoj mandatin e 2 për Tiranën - Bota Sot
Veliaj: Nesër në shesh me Ramën, kërkoj mandatin e 2 për Tiranën

Shqipëria

Veliaj: Nesër në shesh me Ramën, kërkoj mandatin e 2 për Tiranën

Më: 22 mars 2019 Në ora: 09:39
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Nuk ka më dyshime, Erion Veliaj, kryebashkiaku aktual i kryeqytetit do të shpallet edhe zyrtarisht si kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki në zgjedhjet e 30 qershorit.

I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “Koha për tu Zgjuar” me Bashkim Hoxhën në News 24 , Veliaj ka thënë se shpalljen e kandidaturës do ta bëjë nesër në orën 11:00 sheshin “Skënderbëj”.

“Nesër do të mbahet Kongresi Elektoral i PS, është ndarë në dy pjesë, do nisë rreth orës 10:00 me diskutime për platformën e bashkëqeverisjes, ndërsa fokusi i dytë do jetë tek bashkitë, do tregojnë bashkiakët historinë e suksesit. Më pas do dalim në shesh bashkë me kryeministrin. Në orën 11:00 nesër kemi ftuar gjithë qytetarët e Tiranës. Ka shumë demokratë që do jenë nesër, ia kanë parë hairin Tiranës. Shohin më shumë çerdhe, kopshte, pastrimin. Mezi pres që nesër të takoj edhe shumë demokratë. Ne do të kemi këtë seancë aty. Pastaj do rikthehemi në Pallatin e Kongreseve”,- tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se zgjodhi pikërisht këtë studio ashtu si në vitin 2003, pasi beson se do të jetë një ogur i mirë. “Jam kthyer në Shqipëri në vitin 2003 kur isha me Mjaft, që atëherë kam qenë në studion tënde, e vazhdova këtë traditë, që për mua besoj do jetë një ogur i mirë”.

Një risi tjetër që e zbuloi sot në News 24, ishte edhe fakti që për herë të parë bashkë me kandidaturën, Veliaj do të shpallte edhe listën e këshillit bashkiak.

“Nesër 100 ditë para zgjedhjeve do të kemi edhe 100 kandidatë për Tiranën”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...