Festa e Sulltan Novruzit, Presidenti Meta: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Shqipëria

Festa e Sulltan Novruzit, Presidenti Meta: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 10:05
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët bektashianë në ditën e Sulltan Novruzit. Përmes një postimi në facebook, Kreu i Shtetit i uron popullit shqiptar shëndet dhe mbarësi në familje.

Postimi i plotë

Të dashur miq,

Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit! Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat