Berat, gjelbërimi “në zhdukje”. E vështirë të zëvendësohen pishat e djegura - Bota Sot
Berat, gjelbërimi “në zhdukje”. E vështirë të zëvendësohen pishat e djegura

Shqipëria

Berat, gjelbërimi “në zhdukje”. E vështirë të zëvendësohen pishat e djegura

Më: 22 mars 2019 Në ora: 13:01
Ilustrim

Berati është një qytet i ndërtuar mbi 7 kodra, ku prej shekujsh janë mbjellë pemë. Gjelbërimi më i madh, Beratit iu shtua në vitet 1967-’68, kur zonat muzeale “Kala” e “Mangalem”, si dhe kodrat përreth u pyllëzuan kryesisht me pisha.

Dëmet e para iu bënë gjatë një manovre ushtarake në vitin 1987, ndërsa goditjen përfundimtare e mori 10 vite më vonë, në 1997-n.

Zjarret kanë vazhduar ndër vite duke zhdukur bimësi, shkurre dhe pemë, e madje përpjekjet për të mbjellë pemë të reja nuk e kanë zhbërë dëmin.

Gati çdo vit, në stinën e verës, sipërfaqe të mëdha të mbjella kryesisht me pisha në kodrën mbi lagjen “Goricë” janë përfshirë nga flakët. Zjarrvënësit nuk kanë dalë kurrë përpara përgjegjësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...