Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, ka komentuar situatën politike në vend pas djegieve të mandateve. Panariti, tha se përkundrejt pretendimeve të mazhorancës, opozita nuk kërkon pushtetin në tavolinë, por kërkon një proces zgjedhor të pacenueshëm dhe të pablerë.
“Zgjidhja duhet të jetë e shpejtë. Kjo nuk është ndërrim pushteti, siç mundohet ta karakterizojë mazhoranca. Edhe shtyrja e zgjedhjeve lokale. Këto janë modaliteti të cilat do të disktojnë palët në tavolinë, do të garantojë një proces zgjedhor të pacenueshëm dhe të pablerë. Këto kërkon opozita në hap të parë. Kjo kërkon edhe detaje të tjera. Duhet një qeveri e palëve e mirëbesimit që kërkon t’i japë zgjidhje. Nuk është opozita aq e papërgjegjshme që të kërkojë zgjedhje në tavolinë”- u shpreh Panariti.