Vrasja e avokatit, RENEA zbarkon në Elbasan

Shqipëria

Vrasja e avokatit, RENEA zbarkon në Elbasan

Më: 22 mars 2019 Në ora: 20:51
Foto

Pak minuta pas ekzekutimit, në aksin dytësor Elbasan-Tiranë është gjetur një makinë e djegur. Dyshohet se ky mjet është përdorur nga tre ekzekutorët për t’u larguar nga vendngjarja, e më pas i është vënë flaka për të zhdukur çdo gjurmë.

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar ekzekutuan avokatin Ravik Gurra. 50-vjeçari Gurra mësohet se ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin, por edhe anëtarë të familjes Çapaj në Elbasan, emrat e të cilëve janë të njohur në skedat e policisë, si persona me rekorde kriminale.

Shērbimet e Policisë së qyteti të Elbasanit kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat