“Do të prodhojmë vetëm për eksport”

Shqipëria

“Do të prodhojmë vetëm për eksport”

Më: 22 mars 2019 Në ora: 21:24
Fermerët e Lushnjes thonë se tregu vendas nuk ia mbulon kostot

Fermerët në Lushnjes nuk do t’i shesin më perimet e tyre për tregun vendas. Ata thonë se çmimi është tepër i ulët dhe nuk përballojnë dot kostot. Ndaj kanë vendosur që prodhimet t’i dërgojnë për eksport.

Në Lushnje ndodhen 30 pika eksporti. Perimet e Myzeqesë kryesisht tregtohen në pjesën e Ballkanit dhe Europën Lindore.

Sipas statistikave, këtë vit eksportet e perimeve kanë shënuar rënie. Në muajt Janar dhe Shkurt të 2019 janë eksportuar  65 mijë tonë perime, 28 mijë tonë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat