‘Emëroi konsull mashtruesin indian’, reagon Ditmir Bushati

Shqipëria

‘Emëroi konsull mashtruesin indian’, reagon Ditmir Bushati

Nga: Z.B Më: 22 mars 2019 Në ora: 21:46
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar  përmes një statusi në Facebook për publikimin e lajmit ku ai etiketohej si përgjegjësi që ka emëruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Nigeri, indianin Nitin Sandesara, i cili u arrestua sot pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të pastrimit të parave, përcjell "Bota sot"

Përmes këtij statusi Bushati thotë se,Një prej rregullave më elementare të gazetarisë dhe informimit publik në një shoqëri demokratike është verifikimi i fakteve, rregullave dhe procedurave ligjore që udhëheqin një proces, për të cilin raportohet

Postimi i plotë:

Një prej rregullave më elementare të gazetarisë dhe informimit publik në një shoqëri demokratike është verifikimi i fakteve, rregullave dhe procedurave ligjore që udhëheqin një proces, për të cilin raportohet. Sikundër kontaktimi i institucioneve dhe personave të përmendur në lajm me qëllim informimin e paanshëm dhe zbardhjen e të vërtetës.

Për sa kohë kjo nuk ka ndodhur me lajmin e publikuar në Top Channel, e ndjej për detyrë të informoj opinionin publik se procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit. Mjafton hulumtimi i dokumentacionit për këtë rast për të kuptuar se është zbatuar në menyrë rigoroze procedura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat