Ekzekutimi i avokatit në Elbasan, reagon Boçi: Qyteti nën terrorin e bandave

Shqipëria

Ekzekutimi i avokatit në Elbasan, reagon Boçi: Qyteti nën terrorin e bandave

Më: 22 mars 2019 Në ora: 22:10
Luçiano Boçi

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është ekzekutuar avokati Ravik Gurra, i cili mësohet se ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin, por edhe anëtarë të familjes Çapja në Elbasan, emrat e të cilëve janë të njohur në skedat e policisë, si persona me rekorde kriminale.

Por nuk ka vonuar as reagimi i ish-deputetit të PD, Luçiano Boçi, i cili e cilëson vrasjen si një ngjarje të rëndë për qytetin e Elbasanit dhe dënon punën e policisë.

“Një tjetër vrasje në zemër të Elbasanit. Qyteti nën pushtetin e terrorin e bandave. Në vendin më publik dhe në orën më të frekuentuar, vritet avokati i njohur. Mesazhi është i qartë. Nuk është thjesht larje hesapesh. Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë. Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat. Po policia?!!!! Policia arreston qytetarët që mbrojnë shtëpitë, jetët e familjeve, lirinë e votës. Policia po përgatit setin e bombave gazlotsjellëse e helmuese të rradhës, ndaj protestuesve. Po gjuan se kush ishte në protestë e po gjobit autobuzat që i sollën. Krimi është partneri i saj më i çmuar. Të ndalim çmendurinë e të çmendurin. Ka ardhur koha!”, shkruan Boçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat