Nën shoqërinë e dy miqve, ja me kë po pinte kafe avokati përpara vrasjes

Shqipëria

Nën shoqërinë e dy miqve, ja me kë po pinte kafe avokati përpara vrasjes

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbulohen emrat e dy personave me të cilët po pinte kafenë avokati që u ekzekutua mbrëmjen e sotme, Ravik Gurra.

Sipas “BalkanWeb’, njëri prej tyre është juristi i bashkisë Elbasan Arben Hoxha si dhe Astrit Telhallari miq të përbashkët mes tyre.

Ata janë marrë në pyetje si dëshmitarët kyç të vrasjes së avokatit Ravik Gurra , baba i dy vajzave që studiojnë në Londër.

Ndërkaq ende nuk ka asnjë pistë ku të jetë i orientuar hetimi paraprak, ndërsa forca të shumta policie prej disa orësh ushtrojnë kontrolle nëpër postblloqe në kryqëzime në të katër anët e qytetit të Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat