Balla: PS partia më e madhe e shqiptarisë, të gatshëm për dialog me opozitën

Shqipëria

Balla: PS partia më e madhe e shqiptarisë, të gatshëm për dialog me opozitën

Më: 23 mars 2019 Në ora: 11:25
Taulant Balla

Ka nisur në Pallatin e Kongreseve, nën tingujt e Himnit Kombëtar Kongresi i Partisë Socialiste, forumi më të lartë, që shënon praktikisht nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Taulant Balla gjatë fjalës së tij, tha se PS është partia më e madhe e gjithë shqiptarisë dhe se sot ndez motorët e zgjedhjeve vendore të qershorit.

Sipas Ballës, opozita u mundua për të sajuar një ngërç pas braktisjes së mandateve dhe shprehu gatishmërinë e qeverise për dialog në të mirë të vendit.

“Ky Kongres i sotëm është i tillë, ne jemi partia më e madhe e gjithë shqiptarisë dhe po bëjmë punën që duhet. Ne jemi e vetmja forcë politike që qeveris me stabilitet dhe i qëndrojmë besnik angazhimeve të ndërmarra. Sot ndezim motorët për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ne duhet të jemi fitues edhe në bashkitë që kanë mbetur peng i kundërshtarëve tanë. Opozita u mundua për të sajuar një ngërç pas braktisjes së mandateve. Kongresi i partisë ka qenë një moment reflektimi gjithmonë se çfarë kemi bërë dhe se çfarë do të bëjmë më mire”, u shpreh Balla.

Më tej ai shtoi se Partia duhet të rimodelojë strukturën dhe të vijojmë aksionin për rritjen e mëtejshme të anëtarësisë. “Nga ky kongres ne do të dalim më të motivuar për t’u përmirësuar edhe më tej. Partia është garancia e mos harresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delgatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për cdo lloj dialogu parlamentar në favor të vend dhe qytetarëve”, tha Balla.

Gjonaj: Reformën në Drejtësi,  e pandalshme

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e përqëndroi fjalën e vet në Reformën në Drejtësi, duke theksuar se ajo është e pandalshme.

“Reforma në drejtësi, sado janë përpjekur për ta ndalur, është e pandalshme dhe rezultatet e saj janë vetëm fillimi. PS dhe kjo maxhorancë është e vendosur për të ecur në rrugën e reformave për shtet. Ne zgjodhëm një qasje të re për qeverisje, një koalicion për qytetarët me qytetarët.

Beteja vazhdon, korrupsioni nuk zhduket me një mandat. Kemi shumë për të bërë por jemi në rrugën e duhur me vullnet të fortë”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat