Leli: Vlora do vazhdojë të transformohet me të njëjtin vrull edhe në 4 vitet që vijnë

Shqipëria

Leli: Vlora do vazhdojë të transformohet me të njëjtin vrull edhe në 4 vitet që vijnë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:05
Dritan Leli

Investimet e Qeverisë shqiptare në qytetin e bukur bregdetar të Vlorës, i ka sjellë këtij qyteti një fytyrë tjetër, duke e transformuar pothuajse tërësisht.

Pasi i ftoi të gjithë qytetarët të cilët ende nuk kanë rezervuar pushimet që t’i kalojnë në qytetin e Vlorës, kryebashkiaku i këtij qyteti Dritan Leli theksoi në Kongresin e PS-së se investimet e qeverisë kanë sjellë ndryshime rrënjësore në këtë qytet, investime të cilat sipas tij do të vijojnë edhe në këtë 4-vjeçar.

“Sot pikërisht në këtë sallë jemi për të treguar rezultate. Unë jam i bindur se nuk do të ishte kuriozitet për asnjërin nga ju nëse do të vija këtu dhe do të tregoja sa metra katrorë asfalt kemi shtruar në Vlorë, sesa mijëra metra katrorë kanale u pastruan, sa godina dhe sa vepra publike u restauruan dhe sesa ka ndryshuar qyteti në katër vite. Vlorë është thirrje e radhës për të gjithë shqiptarët, për të gjithë turistët për të vizituar qytetin, i cili është transformuar tërësisht në katër vitet e fundit dhe që do të vazhdojë të transformohet po me të njëjtin vrull dhe forcë në katër vitet që do të vijnë. Ju ftojmë gjithëve që të kaloni pushimet në Vlorë. Fitorja fillon nga Tirana, vazhdon në Vlorë dhe shkon në Shkodër, në Tropojë në Sarandë dhe në të gjithë Shqipërinë, pasi Shqipëria di të zgjedhë”, – përfundoi Leli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat