Veliaj kërkon mandatin e dytë për Tiranën, flet për raportin me Ramën

Shqipëria

Veliaj kërkon mandatin e dytë për Tiranën, flet për raportin me Ramën

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:26
Erjon Veliaj

Kreu aktual i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, ka kërkuar sot mandatin e dytë për kryeqytetin. Me një mesazh të madh falënderues, ai e ka nisur me fjalën tiranase, “‘Kush na ka inot, kshu na paft përnatë’.

“Falenderoj shumë dy gra, nënën time, bashkëshorten, qe edhe në ditët e tyre më të vështra më kanë qëndruar pranë duke besuar se misioni ynë për të shërbyer është i jashtëzakonshëm. Falenderoj, Kajon,  atë e zuri gjumi se është si shoku Gramoz, por nuk fillon gjërat në kohë mban qëndrim. Më vjen shumë mirë që na u bashkua sot”- tha ai.

Veliaj ka falenderur të gjithë demokratët që sipas tij i janë bashkuar sot, duke u thënë se kanë bërë zgjedhjen më të mirë.

Ai nuk ka lënë pa kujtuar se me PS dhe Ramën, Tirana dhe vendi ka bërë ndryshimin e madh. “Ky është një qytet ku edhe një cërr i vogël që shet fiq mund të bëhet kryetar bashkie”.

Më tej, Veliaj ka thumbuar kundërshtarët për lajmet se ai me Ramën nuk flasin. “Thanë, Erioni dhe Edi nuk i ka punët mirë, e vetmja shpresë që ata të kenë ndonjë shans është të zihemi. Unë dhe Rama jemi më bashkë, më fort dhe të vendosur se kurrë të cojmë para Tiranën dhe ai vendin dhe ambicien tonë evropiane”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat