“Pesë vrasje në shtatë ditë”, ish-kryeministri bën bilancin: Krahasohet me Afganistanin. Kongresi i partisë në…

Shqipëria

“Pesë vrasje në shtatë ditë”, ish-kryeministri bën bilancin: Krahasohet me Afganistanin. Kongresi i partisë në…

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:36
Të vrarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot fotografitë dhe emrat e 7 personave që janë vrarë këtë javë në vendin tonë.

Për ish-kreun e PD ky bilanc krahasohet vetëm me vende si Afganistani apo Libia.

Për Berishën, në të gjithë Europën janë vrarë në një javë tre veta, ndërsa vetëm në Shqipëri janë 5 vrasje në shtatë ditë.

“5 të vrarë në 7 ditë në Shqipëri! 3 në gjithë Europen pa Shqiperine!

Ngushellime te ndjera per familjet e tyre. Miq, Shqiperia sot mund te krahasohet vetem me Afganistanin ose Libine. Ajo mbylli javen me pothuaj dyfishin e te vrareve te te gjithe Europes.

Në dy raste vrasesit u dorezuan vet, ndersa ne tre rastet e tjera ata u larguan ne drejtim te paditur se kishin pune, ishin delegate ne kongresin e suksesit te partise te sojit te tyre.

Kurse narkopolicia mori nga reanimacioni madje me serum per ne komisariat protestuesin armik.

Java me 5 të vrarë u mbyll me Kongresin e suksesit te partisë se pushtetit te krimit. Suksese! Sb”, shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat