Diplomatët gjermanë Tiranës: Jo bojkot, jo dhunë në protesta

Shqipëria

Diplomatët gjermanë Tiranës: Jo bojkot, jo dhunë në protesta

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:54
Dr. Christian Hellbach, i ngarkuar për Europën Juglindore,Turqinë dhe shtetet e EFTA-s

Gjermania rithekson qëndrimin ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri, pas dorëzimit të mandateve parlamentare nga opozita duke konsideruar të gabuar veprimin e opozitës dhe bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

Dr. Christian Hellbach, i ngarkuar për Europën Juglindore,Turqinë dhe shtetet e EFTA-s dhe Thomas Ossowski, i ngarkuar për politikat e Bashkimit Europian, që të dy diplomat pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, përfunduan të premten (22.03.) vizitën e tyre në TIranë. Në një deklaratë të përbashkët për mediat e cilësojnë: "të gabuar bojkotin e parlamentit dhe sidoms dorëzimin e mandateve parlamentare nga opozita”.

" Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në Parlament, me angazhim dhe në mënyre konstruktive të ҫojnë përpara reformat e nëvojshme dhe të arrijnë reztultate konkrete. Bojkoti i parlamentit dhe sidomos dorëzimin i mandateve për ne është i gabuar", theksohet në deklaratën e përbashkët Hellbach- Ossowski.

 Po protestave, jo dhunës

Në një zë me BE dhe SHBA, diplomatët gjermanë kanë dënuar dhunën e ushtruar në protestat e opozitës, të zhvilluara në 5 javët e fundit. " E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetueshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme” vihet në dukje në deklaratë. Parlamenti funksional është fjala kyҫ edhe për parandalimin e blerjes së votave dhe mashtrimeve në zgjedhje. Lidhur me këtë ҫështje, një nga arësyet kryesore që ka nxjerë në rrugë opozitën, diplomatët gjermanë Hellbach dhe  Ossowski , rekomandojnë që Shqipëria citoj ” të zhvillojë instrumenta efektivë për t'i parandaluar ato dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur ҫdo mement dyshimi. Kjo arrihet me një Parlament funksional. Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve tek forca e votës së tyre” bëjnë thirrje diplomatët gjermanë.

Institucionet e Drejtësisë dhe Parlamenti janë adresa ku opozita do të duhet të drejtohet për pretendimet e saj lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve parlamentare 2017. "Akuzat, që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, duhet të verifikohen dhe  të përpunohen ng a drejtësia dhe Parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar.” sugjerojnë Hellbach dhe Ossowski.

Thirrje partive politike: Merrni pjesë në zgjedhjet lokale

Deklarimet e opozitës për vijimin e protestave deri në largimin e kryemnistrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij  kanë vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale në qershor të këtij viti. " U bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi ndaj zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhje lokale të 30 qershorit” thekson deklarata Hellbach-Ossowski.

Deklarata ndalet edhe në domosdoshmërinë për përmirësimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri. " Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it , që u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar ” vë në dukje deklarata.

Hellbach dhe Ossowski përmendin angazhimin e Qeverisë Federale të Gjermanisë që reforma zgjedhore citoj " të shkojë përpara duke financuar madje edhe punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim”. Ata zhvilluan në Tiranë bisedime me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, anëtarë të qeverisë dhe kryetarin e PD, Basha./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat