40 ditë burg për indianin e arrestuar në Rinas

Shqipëria

40 ditë burg për indianin e arrestuar në Rinas

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:57
Hitesh Patel

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg indianin Hitesh Patel, që u arrestua dy ditë më parë në Rinas si person i dyshuar për pastrim parash. Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “40 ditë qëndrim në paraburgim”. 59-vjeçari akuzohet për mashtrim të kredive bankare të cilat i përfitoi përmes kompanisë “Sterling Biotech” me bazë në Indi.

Hitesh Patel është kunati i vëllezërve indianë Nitin dhe Chetan Sandesara, të cilët zotërojnë grupin “Sterling Biotech group”. Autoritetet indiane kanë dyshime se vëllezërit Sandesara ishin arratisur në Nigeri, por prej Shkurtit të vitit të kaluar, ata janë bërë shtetas shqiptarë dhe janë duke investuar në ndërtimin e pallateve në kryeqytet, por edhe në bregdetin shqiptar. Për këta persona mësohet se nuk ka një urdhër ndërkombëtar arresti.

Në seancën për masën e sigurisë, 59-vjeçari Patel ka thënë se nuk është i përfshirë në pastrim parash dhe ata përndiqen politikisht nga India. Sipas tij, familja e tyre ka lidhje të afërta me opozitën në Indi dhe për këtë arsye ata sulmohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat