“Të gjitha rrugët e krimit, të çojnë tek Taulant Balla”

Shqipëria

“Të gjitha rrugët e krimit, të çojnë tek Taulant Balla”

Më: 23 mars 2019 Në ora: 15:15
Silva Caka

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka ka reaguar për përgjimet e reja të publikuara nga Partia Demokratike lidhur me çështjen “Babale”.

Ajo shprehet se në të gjitha aferat e kësaj mazhorance del emri i numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Të gjitha rrugët e krimit, të çojnë tek Taulant Balla. E si mund të mos përmendej Taulant Balla, kur bëhet fjalë për afera kriminale të çdo lloji???

Blerjes së votave, Toyota Yaris-it, 613 kg të kokainës së kapur në Durrës, tenderave e parave publike të çuara drejt miqve të tij (çuditërisht trafikanë ndërkombëtarë të lëndëve narkotike), i shtohet edhe ky skandal. Dje ishte Albert Nushi dhe Gramozi (cili Gramoz mund t’a marrë në dorë situatën?!), ndërsa sot doli Taulant Balla në skenë. Vetëm me bekimin e “të mëdhenjve”, Kryemnistri, Kreu i Kuvendit, shefa policie, drejtorë policie, kreu i Grupit Parlamentar të Rilindjes, mund të kthehet policia në një vegël qorre, që i shërben kriminelëve dhe është e gatshme të bëjë lloj-lloj pazaresh me këdo, për të mbuluar lidhjet e veta me krimin dhe kriminelët”,- shkruan Silva Caka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat