Manjani: Para zgjedhjeve vendore na duhet një Parlament pluralist

Shqipëria

Manjani: Para zgjedhjeve vendore na duhet një Parlament pluralist

Më: 23 mars 2019 Në ora: 15:23
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Kongresit, ku ky i fundit u shpreh se zgjedhjet e qershorit do të zhvillohen pa opozitën e madje u zotua se do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, nëse opozita do të marrë qoftë edhe një bashki më shumë se ata, më 30 qershor. Manjani thotë se Rama pretendon të fitojë zgjedhjet me koalicionin e karrikeve bosh në shesh.

Sipas Manjanit nëse duam që vendi të ketë pluralizëm e dialog politik në radhë të parë duhet të kemi një Parlament pluralist.

“Zgjedhjet janë zgjidhja, duhet ta ndajë vota kush ka të drejtë. Ai që bën kongres partie për të shkatërruar Muzeun Historik e Teatrin e kukullave, apo opozita që thjesht po kërkon demokraci?!”, shkruan më tej Manjani.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

“Ai me koalicionin e karrikeve bosh në shesh deklaron se i fiton zgjedhjet përballë opozitës së bashkuar.

Shumë mirë! Le të shpallë zgjedhjet dhe ta provojë këtë që thotë me rezultat zgjedhor jo me llafe.

Të hyjmë në zgjedhje me këtë Kod dhe me atë Kryeministër, pa asnjë problem.

Në i fitoftë e gëzoftë!

Por nëse duam që vendi të ketë pluralizëm e dialog politik në radhë të parë duhet të kemi një Parlament pluralist.

Ky parlament mund të ngrihet tashmë vetëm me zgjedhje, jo me llafe, as me sondazhe, as me opozitarë të blerë, as me karrema proceduralë e aq më pak me kongrese të modelit Kim Jong!

Zgjedhjet janë zgjidhja!

Duhet ta ndajë vota kush ka të drejtë Ai që bën kongres partie për të shkatërruar Muzeun Historik e Teatrin e kukullave, apo opozita që thjesht po kërkon DEMOKRACI?!

Në emër të popullit pa popull nuk mund të flitet më!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat