“Kurrë mos u bëftë ajo Shqipëri që doni ju kryeministër!”

Shqipëria

“Kurrë mos u bëftë ajo Shqipëri që doni ju kryeministër!”

Më: 23 mars 2019 Në ora: 17:05
Ilir Demalia

Pas Kongresit të sotëm të Partisë Socialiste, në sheshin “Nënë Tereza”, të mbushur me autobusa nga e gjithë Shqipëria, ka reaguar edhe analisti Ilir Demalia.

Demalia, që jeton prej vitesh në SHBA, e quan kongresin, “shfaqje e një të njeriu të mpirë  psigjikisht, prej maktheve të pushtetit dhe delirit të sundimit si  kryekrimi i shkatërrimit të vendit”.

Ai lëshon edhe një urim në fund,  “të mos bëhet kurrë Shqipëria që kërkon kryeministri Rama”.

Ja reagimi i plotë:

Kongresi Partisë Socialiste, çfaqje e një të njeriu të mpirë  psigjikisht, prej maktheve të pushtetit dhe delirit të sundimit si  kryekrimi i shkatërrimit të vëndit dhe parametrave me elementar të  zhvillimit demokratik  dhe shtetit të së drejtës.

Ky njeri i  kapur tërësisht nga oligarkia organizatave kriminale të drogës,  pastrimit parave, korrupsionit shtetëror, vjedhjes dhe shkatërrimit të  pronës publike, me të vetmin qëllim, mbajtjen e pushtetit dhe me një  parti idjotësh si ajo e mbledhur sot në shesh, që i bindeshin ketij  mithomani psiqik, e kjo do të thotë, thirrjes së tij, “nxirrni telefonat  nga xhepi!
Nxirre ti Pandi!

Nxirrini! Nxirrini!

Dhe bëni nga një foto nga ky shesh, dhe postojeni, Ja Shqipëria që duam!

Tregoj një mjerim të madh jo vetëm për atë bandë në shesh por edhe për shqiptarët si…

Ajo Shqipëri që doni ju  KM, megjithë atë turmë idjote në atë shesh, që  i trajton si inbecilë, dhe ata, i binden idjotësisë suaj duke treguar  idjotësine e turmave, kurrë mos u bëftë dhe i pushoftë ora një orë e më  parë bashkë me ju KM.

Po të kujtoj se ai kongres në shesh sot  është model i marrë nga Kongresi Partisë Naziste të Hitlerit në 1933!  librin e të cilit ju e mbani tek koka krevatit, jo për të shkatërruar  botën, se nuk i ke ato këllqe,  por për të rrënuar Shqipërinë! Siç dhe  deri këtu e ke rrënuar mjaft deri në pakthyeshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat