Digjen mbi 10 hektarë pyje në Lezhë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shqipëria

Digjen mbi 10 hektarë pyje në Lezhë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Më: 23 mars 2019 Në ora: 20:37
Foto

Një zjarr i madh ra pasditen e së shtunës në një zonë kodrinore të Njësisë Administrative Ungrej, në Lezhë.

Flakët nisën në vendin e quajtur Fregen. Rreth 10 hektarë pyje llogaritet se janë djegur deri më tani.

Forcat e Inspektoriatit Pyjor punuan me mjete rrethanore për të ndaluar përhapjen e flakëve, ndërsa zjarri vijon ende por fatmirësisht nuk ka rrezik për zonën e banuar. 

Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, ndaj policia është vënë në kërkim të autorëve.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat