Tanja Fajon: Mbështesim fuqishëm hapjen e negociatave për Shqipërinë pas dy muajsh

Shqipëria

Tanja Fajon: Mbështesim fuqishëm hapjen e negociatave për Shqipërinë pas dy muajsh

Më: 23 mars 2019 Në ora: 21:34
Tanja Fajon

Zëvendës Presidentja e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Tanja Fajon teksa ka uruar për Kongresin e Partisë Socialiste, shprehet se Shqipëria meriton hapjen e negociatave në qershor.

"Dy muaj para zgjedhjeve evropiane ne po përballemi me sfida të shumta. Rasti Brexit mbetet i pazgjidhur duke lënë në pikëpyetje nëse zgjedhjet evropiane do të mbajnë Britaninë e Madhe në BE pa një përgjigje të qartë. Ne jemi duke u ballafaquar me pretendimet e ekstremistëve të djathtë dhe politikat e ideologjisë së djathtë në disa vende.

Mbetet për t'u parë se si do të duket Parlamenti i ri Evropian dhe çfarë interesash do të sjellin në politikat e zgjerimit. Mbështesim fuqishëm hapjen e negociatave me BE-në dhe sinqerisht shpresoj se kjo gjë do të ndodhë brenda dy muajve. Besoj se Shqipërisë meriton ti jepet një dritë e gjelbër për fillimin e negociatave për pranimin në Bashkimin Evropian këtë vit" thotë Tanja Fajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat