Manja: Pse të hyjë opozita në zgjedhje, të marrë një mandat dhe ta dorëzojë prapë?!

Shqipëria

Manja: Pse të hyjë opozita në zgjedhje, të marrë një mandat dhe ta dorëzojë prapë?!

Më: 23 mars 2019 Në ora: 22:30
Ulsi Manja

Deputeti, Ulsi Manja, thotë se mbajtja e zgjedhjeve lokale me 30 qershor është definuar në Kushtetutë dhe nuk është një tekë e mazhorancës.

Ulsi Manja: Nuk jemi ne ata që përcaktojmë nëse do të ketë zgjedhje apo nuk do të ketë zgjedhje në datën 30 qershor. Është definuar në Kushtetutë që shqiptarët çdo katër vjet në zgjedhje politike dhe çdo katër vjet në zgjedhje lokale do të duhet tu garantohet e drejta për të zgjedhur më të mirët në qeverisjen lokale. Nuk është çështje që varet tek ne kjo.

I ftuar në RTV Ora, Manja tha se nuk sheh asgjë anormale me situatën në vend dhe pse opozita është në rrugë.

Prerazi, deputeti socialist tha se mazhoranca nuk ka ndërmend të ndjekë opozitën në marrëzinë e saj politike të djegies së mandateve.

Sipas tij në të tilla kushte opozita nuk ka asnjë motiv për të marrë pjesë në zgjedhje se ka prishur kontratën me qytetarët.

Manja: Nuk e di pse quhet gjendje anormale. Ju do të thoni, po është opozita në rrugë.Opozita që ka dalë jashtë sistemit. Kjo është zgjedhje e opozitës, nuk mund të braktisim kontratën që kemi me qytetarët dhe ti shkojmë pas opozitës në marrëzinë e saj politike të djegies së mandateve.

Edhe pas Kongresit kishte reagime sporadike nga opozita që ne nuk do të lejojmë të ketë zgjedhje me 30 qershor.Për opozitën është normale ndoshta që të mos ketë zgjedhje sepse opozita në 2017 e mori një kontratë me qytetarët shqiptarë, mori mandatet dhe pa i pyetur fare i dogji mandatet dhe prishi kontratën me qytetarët.

Fundja pse do të vijë opozita në zgjedhje, të marrë një mandat dhe ti dorëzojë prapë mandatet pas dy vjetësh? Por për ne si mazhorancë që kemi përgjegjësinë për të qeverisur vendin dhe për të çuar Shqipërinë në dyert e BE, patjetër që respektimi i datës së zgjedhjeve është një prioritet kushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat