Shtresat e brishta, më të prekurat nga varfëria, paragjykimet dhe politizimi

Shqipëria

Shtresat e brishta, më të prekurat nga varfëria, paragjykimet dhe politizimi

Më: 23 mars 2019 Në ora: 22:56
Gonxhe Kandri

Një aktiviste për të drejtat e disa prej grupeve më të brishta në Shqipëri, thotë se varfëria, paragjykimet dhe politizimi i tepruar, pengojnë përparimin në përmirësimin e gjendjes e shtresave më të dobëta të shoqërisë.

Gonxhe Kandri, menaxhere projekti për organizatën “Partnerë për Fëmijët”, ka punuar pothuajse për një dekadë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, përfshirë ata me aftësi të kufizuara, krijimit të mundësive arsimore, përfshirë për vajza që rrezikojnë të braktisin shkollën, si edhe për të luftuar dhunen gjinore.

Zonja Kandri, që bisedoi me kolegen Keida Kostreci, po kryen aktualisht një master në Universitetin e Minesotës, ku së bashku me disa studentë të tjerë ka hartuar një metodë praktike për të përcaktuar se cilat shkelje të të drejtave të njeriut janë më urgjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat